Bota

I arrestuari i dytë, 42-vjeçari përdhunoi të miturën pranë stacionit të policisë në Greqi

Sofianidis ka nxjerrë perversitetet e tij të sëmurë mbi të miturën në një rrugicë pesë minuta larg Omonia-s, pas stacionit të autobusëve të KTEL-it në Kifissos ku nuk ka trafik gjatë natës.

19 Tetor 2022, 19:42 Nga d.a.
I arrestuari i dytë, 42-vjeçari përdhunoi të miturën
Ioannis Sofianidis

GREQI- Në distancë prej pak metrash nga ekipi i forcave speciale të policisë greke( DIAS) të Atikës Perëndimore dhe Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, 42-vjeçari Ioannis Sofianidis, ka përdhunuar 12-vjeçaren nga Colonos.

Sipas mediave vendase, Sofianidis ka nxjerrë perversitetet e tij të sëmurë mbi të miturën në një rrugicë pesë minuta larg Omonia-s, pas stacionit të autobusëve të KTEL-it në Kifissos ku nuk ka trafik gjatë natës.

Faktin që e mitura shkonte atje e ka konfirmuar edhe vetë Sofianidis në kërkimin e tij të faljes ku nuk mungoi të fajësonte 12-vjeçaren për përdhunimi duke thënë se ajo e kishte provokuar vetë. 

Vajza 12-vjeçare po më sfidonte, ishim pas autobusit të Kifisos. Nuk kam asnjë lidhje me të akuzuarin tjetër. Fëmija më bënte presion që të takohesha. Unë kam qenë me të disa herë."-thotë ai në dëshminë e tij.

Ngjarja u zbulua disa ditë më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka pvrdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma tv ndryshme parash në këmbim të heshtjes.

perdhunohet e mitura ne greqi ioannis sofianidis ilias michos

Sondazh

Poll