Bota

Votoi kundër dënimit të Rusisë për aneksimin e 4 rajoneve në OKB, shteti afrikan shkarkon menjëherë ministrin 

Të mërkurën e kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar atë që tha se ishte “përpjekja për aneksimin e paligjshëm” të Rusisë të katër rajoneve në Ukrainë dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që të mos e njohin masën.

19 Tetor 2022, 18:42 Nga e.k
Votoi kundër dënimit të Rusisë për aneksimin e 4
Richard Randriamandrato

NADAGASKAR- Ministri i Punëve të Jashtme të Madagaskarit, Richard Randriamandrato është shkarkuar nga presidenti i vendit pasi votoi në asamblenë e Kombeve të Bashkuara për të mos dënuar referendumet e organizuara nga Rusia për të aneksuar katër rajone pjesërisht të pushtuara në Ukrainë.

Të mërkurën e kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar atë që tha se ishte “përpjekja për aneksimin e paligjshëm” të Rusisë të katër rajoneve në Ukrainë dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që të mos e njohin masën.

Nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh, 143 vende votuan në mbështetje të një rezolute që ripohoi gjithashtu sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Dy zyrtarë të lartë në zyrën e Presidentit Andriy Rajoelina i thanë Reuters se ministri Richard Randriamandrato u shkarkua pasi ishte një nga ata që votuan në mbështetje, shkruan Sky News.

Pushtimi rus i Ukrainës këtë vit ka vënë shumë vende afrikane në një pozitë të vështirë diplomatike, pasi shumë prej tyre kanë një histori të ndërlikuar të marrëdhënieve me Perëndimin dhe ish-Bashkimin Sovjetik, si dhe lidhje të rëndësishme ekonomike me Rusinë.

Madagaskari deri javën e kaluar abstenonte gjithmonë gjatë votimeve të ndryshme për rezolutat që lidhen me krizën në Ukrainë.

okb

Sondazh

Poll