Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë çdo hap për të shmangur takimin e drejtpërdrejtë Biden-Putin në G-20
Biden dhe Putin SHBA- Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin i Rusisë janë planifikuar të marrin pjesë në samitin e G-20 të ...
Lajmin për ndërtimin e centralit bërthamor në Turqi e ka konfirmuar Alexey Likhachev kreu i Rosatom i cili tha se tashmë ata kanë filluar negociatat me partnerët turq.
TURQI- Korporata shtetërore ruse bërthamore Rosatom ka filluar negociatat me partnerët e saj nga Turqia në lidhje me ndërtimin e një termocentrali të dytë bërthamor në bregun e Detit të Zi.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, lajmin e ka konfirmuar Alexey Likhachev kreu i Rosatom i cili tha se tashmë ata kanë filluar negociatat me partnerët turq.
“Ne kemi filluar negociatat me partnerët tanë të biznesit turq për të krijuar aleanca teknologjike, në drejtim të politikës së investimeve dhe në drejtim të zhvillimit të tregut turk të energjisë, duke marrë parasysh praninë e ardhshme të një termocentrali të madh bërthamor”, tha ai.
Likhachev kujtoi se termocentrali i dytë bërthamor do të ndërtohej pranë qytetit të Sinopit në veri të Turqisë. Sipas kreut të Rosatom, "ky është tashmë një vend i njohur në Detin e Zi për të gjithë shkencëtarët bërthamorë të botës, i cili është shumë tërheqës për sa i përket strehimit të një centrali të madh dhe të fuqishëm me katër njësi".
Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ka diskutuar me homologun e tij rus Vladimir Putin mundësinë e ndërtimit të një termocentrali të dytë bërthamor në bregun e Detit të Zi.
Rosatom aktualisht po ndërton termocentralin bërthamor Akkuyu në Turqi. Centrali në Sinop do të bëhej termocentrali i dytë bërthamor në republikë në përputhje me planin strategjik për zhvillimin e vendit të miratuar nga Ankaraja. Në të ardhmen, Turqia planifikon të ndërtojë edhe një termocentral të tretë bërthamor. Sidoqoftë, për momentin, vetëm projekti Rosatom është në fazën e zbatimit praktik të plotë.
Biden dhe Putin SHBA- Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin i Rusisë janë planifikuar të marrin pjesë në samitin e G-20 të ...
Suella Braverman BRITANI- Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj pas...
Millanoviç KROACI- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç, dënoi kundërshtimin nga ana e presidentit Zoran Millanovi&ccedi...
Putin UKRAINË- Duke zgjeruar vizionin e tij dhe duke manifestuar disponimin e tij "carist", presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin u...
Lideri i Rusisë, Kinës dhe Iranit Nga Hal Brands “Bloomberg” Imagjinoni një skenar në të cilin, për 1 ose 2 vit...
Richard Randriamandrato NADAGASKAR- Ministri i Punëve të Jashtme të Madagaskarit, Richard Randriamandrato është shkarkuar nga pres...
foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian njoftoi se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosov&eum...
Policia e Kosoves KOSOVË- Një video ka qarkulluar ditën e sotme në mediat e Kosovës ku shihet se 4 persona kanë vënë...
Foto e publikuar nga ministria KOSOVË- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka bërë nj&...
Ivan Todosijeviç KOSOVË- Zyrtari i Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviç, është dënuar të më...