Bota

"Kom me ta zbras karikatorin n’kry", katër persona rrahin brutalisht një të ri në Pejë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur më 7 tetor, ndërkohë në video mund të shihet se si katër personat e rrahin viktimën duke e shkelmuar dhe goditur me grusht dhe shkop.

19 Tetor 2022, 18:22 Nga d.a.
"Kom me ta zbras karikatorin n’kry", katër persona rrahin
Policia e Kosoves

KOSOVË- Një video ka qarkulluar ditën e sotme në mediat e Kosovës ku shihet se 4 persona kanë vënë në mes një të ri në Pejë duke e rrahur brutalisht.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se rasti ka ndodhur më 7 tetor, i cili tha se rasti është raportuar nga vetë viktima, kurse nga prokurori i Shtetit është iniciuar si ‘Lëndim i lehtë trupor”. Ai tutje tha se viktima kishte raportuar se nuk i njihte personat që e kanë sulmuar.

Ndërkohë në video mund të shihet se si katër personat e rrahin viktimën duke e shkelmuar dhe goditur me grusht dhe shkop.

 “Kom me ta shpraz karikatorin n’kry”.- dëgjohet të thotë njëri nga sulmuesit teksa godet viktimën.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se për personin e moshës madhore gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke i caktuar një muaj paraburgim. Një të mituri i është caktuar arresti shtëpiak dhe të miturit tjetër i cili është në shkollë fillore i është caktuar masa e ndalimit që të mos i afrohet shtëpisë së viktimës e as viktimës.

 

policia e kosoves rrahje ne peje fadil gashi shkodran nikçi

Sondazh

Poll