SHBA, përpjekjet për të ulur çmimin e naftës, administrata e Biden shfrytëzon rezervat strategjike
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë sot vendimin për hedhur në treg 15 milionë fuçi nafte nga rezervat stra...
Todosijeviç ka deklaruar në mars të vitit 2019 se arsye për "agresionin e NATO-s" kundër caqeve të ushtrisë jugosllave më 1999 ka qenë "e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut".
KOSOVË- Zyrtari i Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviç, është dënuar të mërkurën nga Gjykata Themelore në Prishtinë me një vit burgim - në seancën e rigjykimit - për “përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati e tij, Nebojsha Vllajiç.
Todosijeviç ka deklaruar në mars të vitit 2019 se arsye për "agresionin e NATO-s" kundër caqeve të ushtrisë jugosllave më 1999 ka qenë "e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut".
Lista Serbe, që është partia udhëheqëse e serbëve në Kosovë dhe ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, e ka quajtur vendimin ndaj Todosijeviqit “persekutim të serbëve në Kosovë”. Ajo ka thënë, po ashtu, se avokati i Todosijeviçit do të bëjë ankesë kundër vendimit.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se dënimi ndaj Todosijeviçit është “i turpshëm, i motivuar etnikisht dhe politikisht”. Sipas tij, aktgjykimi ka treguar se serbëve në Kosovë u mohohet liria e fjalës dhe se autoritetet e Kosovës në fakt po përhapin "urrejtje dhe jotolerancë racore, fetare dhe etnike ndaj serbëve". Petkoviç u ka bërë thirrje serbëve që të mos bien në “provokime të paramenduara” dhe të qëndrojnë të qetë.
Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën. Ajo u ka paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë. Vrasja e 45 civilëve shqiptarë nga forcat paramilitare serbe në Reçak ishte cilësuar "krim kundër njerëzimit" nga ish-shefi i Misionit Verifikues në Kosovë, ambasadori William Walker.
Më 24 mars 2019, Todosijeviç, në një tubim të qytetarëve serbë në Zveçan kundër intervenimit të NATO-s, publikisht kishte thënë që “masakra e Reçakut ishte trillim” dhe që “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”.
Deklarata e Todosijeviçit përkonte me 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s. Ai në atë kohë mbante postin e ministrit të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, por u shkarkua nga kryeministri i atëhershëm i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Todosijeviç, në dhjetor 2019, është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por Gjykata Supreme e Kosovës e pati kthyer rastin në rigjykim, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë në shkurt të 2021, Todosijeviq ka marrë mbështetjen e votuesve dhe është zgjedhur një nga dhjetë deputetët e Listës Serbe.
Ai mban edhe pozitën e kryetarit të Zveçanit në kuadër të strukturave paralele serbe në Kosovë.
Në mbrojtje të tij shpeshherë del edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai e ka përmendur Todosijeviqin edhe më 13 shtator, kur u ka folur deputetëve për dialogun me Kosovën.
"Dua t'ju kujtoj Ivan Todosijeviqin... i dënuar me dy vjet, sepse tha se Raçaku ishte mashtrim. Unë e thashë atë gjë po të njëjtën ditë. Dua të mbaj anën e lirisë së shprehjes së mendimit”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se serbët në Kosovë nuk e kanë lirinë e shprehjes, dhe se ata përballen me aktakuza “të fshehura apo publike”.
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë sot vendimin për hedhur në treg 15 milionë fuçi nafte nga rezervat stra...
Trump SHBA- Një analist rus i cili ka punuar në një dosje të diskredituar që lidh Donald Trump me Rusinë është shpa...
Vladimir Putin dhe lideri suprem i Iranit Al Khameni IRAN- Irani ka premtuar se do t’i sigurojë Rusisë raketa për përdorim tok&eu...
PE BRUKSEL- Parlamenti Evropian i dha popullit ukrainas sot Çmimin Zakharov për Lirinë e Mendimit, duke shprehur kësht...
Anders Fogh Rasmussen LETONI- Policia po heton ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen për rolin e tij në fa...
Niko Pandetta ITALI- Niko Pandetta, nipi i bosit të Catanias, Turi Cappello, u arrestua nga policia e Milanos dhe tani do duhet të...
Hill SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe...
dimitris kravaritis GREQI- Të frikshme janë detajet e abuzimit që ka pësuar 4-vjeçari nga Agrinio nga futbollisti 28-v...
Kanabis GJERMANI-Gjermania planifikon të lejojë të rriturit të blejnë dhe posedojnë deri në 20 gram kanabis për p&e...
Droni ne Norvegji NORVEGJI- Autoritetet mbyllën Aeroportin e Bergenit (BGO) rreth orës 06:30 të 19 tetorit pas një vëzhgimi të...