Bota

Ish- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nën hetim nga policia letoneze

Sipas autoriteteve letoneze, Rasmussen, i cili ishte nënkryetar i grupit të pavarur të menaxhimit të PNB, dhe ish-menaxherë të tjerë janë nën hetim për menaxhimin e tyre të mëparshëm të bankës.

19 Tetor 2022, 16:57 Nga d.a.
Ish- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nën hetim nga policia
Anders Fogh Rasmussen

LETONI- Policia po heton ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen për rolin e tij në falimentimin e Bankës Letoneze PNB.

Sipas autoriteteve letoneze, Rasmussen, i cili ishte nënkryetar i grupit të pavarur të menaxhimit të PNB, dhe ish-menaxherë të tjerë janë nën hetim për menaxhimin e tyre të mëparshëm të bankës.

Administratori i pasurisë së falimentimit tha se grupi i akuzuar ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, duke pranuar marrëveshje të mëdha pa kolateral, që kanë rezultuar në rreth 140 milionë euro “boshllëk” në asetet e bankës.

Çështja u hap kohët e fundit në Danimarkë kur avokati danez i bankës u përpoq pa sukses ta çonte atë përpara Gjykatës së Lartë të vendit.

Rasmussen ishte kryeministër i Danimarkës nga viti 2001 deri në vitin 2009, përpara se të drejtonte organizatën ushtarake transatlantike.

Ai themeloi firmën konsulente Rasmussen Global dhe bashkëkryeson Grupin për Garancitë e Sigurisë Ndërkombëtare për Ukrainën, së bashku me Andriy Yermak, këshilltarin kryesor të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Një zëdhënës i Rasmussen nuk pranoi të komentojë mbi rastin.

anders fogh rasmussen nen hetim nato andriy yermak

Sondazh

Poll