Bota

“Kemi për obligim që ta mbrojmë interesin bullgar ”, Kuvendi i ri bullgar kërkon kthimin e vetos për Maqedoninë e Veriut

Ndërkohë kryetarja e Partisë Socialiste bullgare Kornelija Ninova u shpreh se ata nuk e përkrahën vendimin e Parlamentit për ti dhënë dritë jeshile anëtarësimit të RMV në BE.

19 Tetor 2022, 15:30 Nga d.a.
“Kemi për obligim që ta mbrojmë interesin bullgar ”,
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Gjatë seancë së sotme parlamentare në Bullgari kryetari i "Rilindjes" Kostadin Kostadinov i cili në fjalën e tij kërkoi rivendosjen e vetos nga Maqedonisë së Veriut.

Kemi për obligim që ta mbrojmë interesin bullgar nacional në shtetin e dytë bullgar në Europë, Maqedoninë ose siç e ka emrin tani Maqedoninë e Veriut”, tha Kostadinov.

Ndërkohë kryetarja e Partisë Socialiste bullgare Kornelija Ninova u shpreh se ata nuk e përkrahën vendimin e Parlamentit për ti dhënë dritë jeshile anëtarësimit të RMV në BE.

Ne nga BSP-ja nuk e përkrahëm vendimin e Parlamentit për të dhënë dritë jeshile për anëtarësimin e RMV-së në BE. Ne kishim argumentet tona. A po e shihni se çfarë po ndodh gjatë ditëve, javëve, muajve të fundit? Në emër të mbrojtjes së popullit bullgar, propozojmë një Deklaratë, të cilën Parlamenti duhet ta miratojë, e me të cilën do ta dënojmë gjuhën e urrejtjes, agresionin, nënçmimin e flamurit dhe simboleve bullgare, himnit dhe popullit bullgar”, tha Ninova.

Në mbështetje të kësaj ideje doli edhe partia e Sllavi Trifunovit, i cili nuk arriti të sigurojë asnjë deputet në Kuvendin e 48-të të Bullgarisë.

“Nëse Bashkimi Europian ende i kultivon vlerat njerëzore që i proklamon, menjëherë duhet ta ngrijë kandidaturën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Union”, Trifunov.

Seancën e parë udhëhoqi deputeti më i moshuar, ndërsa në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Për herë të parë në historinë më të re parlamentare në Bullgari, për këtë post janë paraqitur katër kandidatë.

Më 19 korrik në Bruksel u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tashmë Shqipëria dhe RMV zyrtarisht kanë çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian. Ky proces erdhi dy vite pas vetos së Bullgarisë e cila kërkonte ndryshime kushtetuese në RMV.

integrimi i maqedonise ne be marredheniet bullgari-maqedoni kostadin kostadinov

Sondazh

Poll