Bota

Gafa diplomatike e Maqedonisë së Veriut, ngatërron flamurin e Sllovenisë me atë të Sllovakisë gjatë vizitës së Fajon

Por ajo që ka rënë në sy nga takimi i zhvilluar në Shkup në foton e publikuar në rrjetet sociale është një gafë e pafalshme diplomatike pasi Fajon është pritur me flamurin e Republikës së Sllovakisë në vend të asaj të Sllovenisë.

19 Tetor 2022, 15:04 Nga d.a.
Gafa diplomatike e Maqedonisë së Veriut, ngatërron flamurin e
Fajon dhe Osamni

MAQEDONIA E VERIUT- Zëvëndësja e qeverisë sllovene Tanja Fajon ka zhvilluar një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut ku ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Por ajo që ka rënë në sy nga takimi i zhvilluar në Shkup në foton e publikuar në rrjetet sociale është një gafë e pafalshme diplomatike pasi Fajon është pritur me flamurin e Republikës së Sllovakisë në vend të asaj të Sllovenisë.

Flamujt e dy vendeve në fakt janë me të bardhë, blu, pastaj të kuqe, i vetmi ndryshim është tek stema në anën e majtë të tij pasi është blu në flamurin slloven dhe e kuqe në flamurin sllovak.

Gafa diplomatike e Maqedonisë së Veriut, ngatërron flamurin e
flamujt

Nuk dihet nëse vetë Fajon e ka vënë re këtë gabim dhe a ja ka vënë në dukje homologut të saj maqedonas, por ajo që u pa është se nga ministria e jashtme nuk u publikua asnjë foto nga takimi në zyrë por vetëm nga konferenca për shtyp.

Vizita e Fajon u zhvillua në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ku në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike në dy vendet, për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, ku vërehet trend i rritjes së vazhdueshme krahasuar me vitet e kaluara.

bujar osmani tanja fajon maqedonia ngaterron flamujt

Sondazh

Poll