Aktualitet

Vrau Paulin Gjergji dhe Bujar Likën, burg përjetë për Eduart Lamajn, 33 vite për “ndihmësin”

Ata u gjetën fajtor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.

18 Tetor 2022, 15:48 Nga k.m.
Vrau Paulin Gjergji dhe Bujar Likën, burg përjetë për Eduart
Eduart Lamaj

KURBIN- Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim te përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u gjetën fajtor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Kurbinit, e cila lexoi pretencën para gjykatës. Ilir Lika u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj është ndaluar teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”. Lidhur me ngjarjen, Eduart Lamaj akuzohej dhe u shpall fajtor si ekzekutori, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit. 

Kush janë viktimat?

Bujar Lika, personazh i njohur në Laç, ishte një mik i ngushtë i Ervis Martinit dhe Ylli Brahimit. Brahimi gjatë gjithë ditës së ngjarjes, ka qënë nën shoqërinë e Bujar Likës, dhe në gjyqin kundër Lamaj dhe Ilir Likës, Brahimi rezulton të jetë thirur si dëshmitar. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit. Sipas Prokurorisë, motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ka dyshime të forta se 4 autorët kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur. Në dëshminë tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambjentet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.

eduart lamaj

Sondazh

Poll