Bota

Për herë të dytë brenda pak muajve, Escobar nesër vizitë në Kosovë, mbledh opozitarët në takim

Vizita e Escobar vjen një javë pasi sekretari amerikan, Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

18 Tetor 2022, 14:08 Nga d.a.
Për herë të dytë brenda pak muajve, Escobar nesër
Escobar, Haradinaj dhe Adbixhiku

KOSOVË- I dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar do të vizitojë ditën e nesërme Prishtinën ku do të zhvillojë një takim me krerët e opozitës në Ambasadën amerikane.

Vizita e Escobar vjen një javë pasi sekretari amerikan, Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Express, Escobar ka ftuar tre kerët opozitarë, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn nga AAK-ja, për një takim në Ambasadën amerikane në Prishtinë nesër në mesditë.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që i angazhauari special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun vjen në Kosovë dhe mbledh opozitarët. Herën e fundit, Escobar ka darkuar me të gjithë krerët e partive opozitare parlamentare, së bashku, në rezidencën e ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Zyrtarët e deleguar amerikanë dhe ata evropianë duan një marrëveshje sa më shpejt mes dy palëve, për të evituar tensionet dhe gjetur një zgjidhje. Në javët e fundit është intesifikuar dhe angazhimi i presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz me anë të këshilltarëve të tyre. Korniza e re e dialogut Kosovë-Serbi parashikon aderimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si OKB apo NATO, ndërkohë që Serbia do të marrë ndihma të konsiderueshme financare si dhe do të ketë lehtësira në procesin e integrimit drejt BE.

gabriel escobar ne kosove antony blinken escobar takim me opoziten ne kosove

Sondazh

Poll