Bota

Pas konfirmimit të vrasjes së Rexhepit, reagon familja: Varrimi bëhet të hënën, kriminelët të marrin dënimin e duhur

Në këtë reagim që një prej vëllezërve të Bedriut i ka dërguar Gazetës Express, thuhet se shpresa dhe dëshira e tyre e vetme në këtë moment është që kriminelët të marrin dënimin e merituar.

18 Tetor 2022, 12:30 Nga I.A
Pas konfirmimit të vrasjes së Rexhepit, reagon familja: Varrimi
Bedri Rexhepi

KOSOVË- Familja e Bedri Rexhepit ka dalë me një reagim, pasi u konfirmua se mbetjet mortore që u gjetën në Novëbërdë, janë të tij. Në këtë reagim që një prej vëllezërve të Bedriut i ka dërguar Gazetës Express, thuhet se shpresa dhe dëshira e tyre e vetme në këtë moment është që kriminelët të marrin dënimin e merituar.

“Si familje kemi pasur besim në institucionet tona dhe asnjëherë nuk kemi rreshtur së kërkuari Bedriun, megjithëse jeta e tij veqse kishte përfunduar më datën 8 prill 2021 nga dora e kriminele (Jeton dhe Nexhat Vllasaliu) të cilët tani janë në dorë të organeve të rendit. Shpresa dhe dëshira jonë në këtë moment është që kriminelët ta marrin dënimin e merituar. Njashtu, duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar”, thuhet në reagim.

Nw reagim gjithashtu bëhet e ditur se të enjten do të bëhet varrimi i të ndjerit.

“Njëherit, duam të falenderojmë mediat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që na qëndruan dhe na përkrahën pa rezervë dhe pa ndërprerë gjatë gjithë kësaj periudhe shumë të rëndë për familjen tonë. Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime”, thuhet në reagimin e familjes Rexhepi.

bedri rexhepi

Sondazh

Poll