Bota

Shpërthimet në Nord Stream, Kremlini: Hetimet janë ngritur për të fajësuar Rusinë

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se "logjika elementare" tregon se dëmi ishte një goditje për interesat e Rusisë.

18 Tetor 2022, 12:46 Nga I.A
Shpërthimet në Nord Stream, Kremlini: Hetimet janë ngritur
Nord Stream

SUEDI- Një hetim ndërkombëtar për shpërthimet që dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream në Detin Baltik u "krijua" me qëllimin "për të fajësuar Rusinë", pretendoi sot Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se "logjika elementare" tregon se dëmi ishte një goditje për interesat e Rusisë. Tubacioni shkon nga Rusia në Gjermani.

Peskov shtoi se hetimi po kryhej "në mënyrë të fshehtë" dhe pa përfshirjen e Moskës. Vjen disa orë pasi Policia e Kopenhagës tha se hetimet paraprake për katër rrjedhjet treguan se ato ishin shkaktuar nga "shpërthime të fuqishme". Hetimi i plotë do të trajtohet së bashku nga Policia e Kopenhagës dhe Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës i Danimarkës.

“Është ende herët për të thënë diçka në lidhje me kornizën në të cilën do të zhvillohet bashkëpunimi ndërkombëtar me Suedinë dhe Gjermaninë, pasi varet nga disa aktorë”, thuhet në një deklaratë.

Të dy tubacionet po rrjedhin gaz në Detin Baltik pasi pësuan dëmtime të rënda, duke shuar çdo shpresë të mbetur që Nord Stream 1 të kthehet në shërbim këtë dimër dhe potencialisht duke i lënë të dy tubacionet jashtë funksionit për një kohë të pacaktuar. Kremlini këmbënguli sot se ishte “marrëzi dhe absurde” të fajësohej Rusia për ngjarjen.

dmitry peskov nord stream

Sondazh

Poll