Aktualitet

Kovaçi: Studentët po zgjedhin infermierinë pasi duan të ikin në Gjermani  

Në në dalje për mediat, Kovaçi tha se  arsyet që studentët  zgjedhin degën e Infermierisë është sepse ata duan se duan të largohen drejt Gjermanisë.

18 Tetor 2022, 11:23 Nga I.A
Kovaçi: Studentët po zgjedhin infermierinë pasi duan të
Aleksandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi deklaroi se orët e humbura mësimore do të zëvendësohen. Në në dalje për mediat, Kovaçi tha se  arsyet që studentët  zgjedhin degën e infermierisë është sepse ata duan se duan të largohen drejt Gjermanisë.

“Do vazhdojmë protestën tonë 7% është i pavlefshëm për të ndryshuar situatën e arsimit të lartë. Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë derisa qeveria të premtojë se do plotësohen kërkesat. Sot nuk do të ketë mësim, studentë të na mirëkuptojnë. Mi 75% e publiku kanë mbështetur idenë se kemi të drejtë në kërkesat tona. Kryeministri të financojë universitete e rretheve. Të profilizohen Universitetet e rretheve. Të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëri, ndaj të gjithë janë regjistruar për infermieri në Vlorë. Erdhi në fshehtësi dhe iku në fshehtësi. Përshkallëzimi nuk e duam, s’duam të ndërpresim mësimin, por është më seriozët. Do i zëvendësohen orët e mësimit, në orë shtesë, fundjavë. Studentët janë dakord që kërkesat tona janë të drejta. S’kemi pasur komunikim me Ministrinë e Arsimit”, tha ai.

aleksandër kovaçi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll