Aktualitet

Pedagogu në QSUT: Pedagogët po intimidohen nga rektori Gjata, nuk duan të shkarkohen nga puna

Në një dalje për mediat, Eskiu tha se pedagogët e mjeksisë po intimidohen nga Gjata në mënyrë që të mos dalin në protestë.

18 Tetor 2022, 11:11 Nga I.A
Pedagogu në QSUT: Pedagogët po intimidohen nga rektori Gjata, nuk duan
Erges Eskiu

TIRANË- Pedagogu i Mjekësisë, Erges Eskiu ka denoncuar rektorin Arben Gjata. Në një dalje për mediat, Eskiu tha se pedagogët e mjeksisë po intimidohen nga Gjata në mënyrë që të mos dalin në protestë. Po ashtu Eskiu ka theksuar se pedagogët që nuk po dalin të protestestojnë kanë frikë semos shkarkohen nga puna. 

“Ka një konsesguence mes pedagogëve për rritje rroge. Pedagogët po bëjnë nga dy-tre punë, pasi nuk u dalin rrogat për shpenzimet e tyre. Kërkesat e pedagogëve po kërkojnë vetëm dyfishim rrogash. Nga rektori Arben Gjata po intimidohen pedagogët, kanë hallë se mos shkarkohen nga puna. Këtë vit më është kërkuar nga studentë të aplikoja sërish dhe kam aplikuar. Tani do të mbështes fuqimisht protestën e pedagogëve, duhet të futen edhe studentët. Konviktet janë në kushte mizerable. Tani detyrohen të shkojnë në shtëpi me qira, qiratë janë rritur. Tarifa e shkollës në Austri është tre herë më e ulët se këtu. Çmimin e naftës prej katër vitesh e kemi më shtrenjtë se Gjermania. Shtëpitë janë shtrenjtuar vetëm prej drogës sepse kriminelëve nuk u dhimbset ajo që fitojnë, këto i vuajnë çiftet e reja”, tha ai.

 

erges eskiu arben gjata

Sondazh

Poll