Bota

“Serbia s’ka më punë këtu”, Haradinaj bën zotimin në ikje: S’do ndalem as unë

24 Gusht 2019, 09:44 Nga DOSJA
“Serbia s’ka më punë këtu”, Haradinaj bën

KOSOVË- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojë kurresesi që Serbia të ketë më punë më Kosovën.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se Kosova tashmë ka një ushtri të fuqizuar dhe se përmes tarifave kanë mbrojtur tregun nga ndikimi i Serbisë.

Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do të ndalem që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu”, shkruan Haradinaj.

Më 19 Korrik kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen, pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosova ramush haradinaj serbia kosova ramush haradinaj serbia

Sondazh

Poll