Bota

Vdes një nga njerëzit më të pasur të botës, miliarderit i merr jetën kanceri

23 Gusht 2019, 18:57 Nga DOSJA
Vdes një nga njerëzit më të pasur të botës,

SHBA– Ka ndërruar jetë një nga njerëzit më të pasur në botë. Bëhet fjalë për miliarderin konservator David Koch, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 79-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bëri me dije vëllai i Koch, Chalres.

Me zemër të thyer njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim David. Kushdo që ka punuar me Davidin me siguri ka përjetuar personalitetin e tij gjigant dhe pasionin për jetën,” tha plaku Koch në një deklaratë, pa bërë me dije shkakun e vdekjes së miliarderit.

Gjithsesi mediat shkruajnë se prej vitesh David vuante nga kanceri i prostatës.

David Koch bëri emër në SHBA përmes perandorisë së tij ekonomike dhe politike “Koch Industries”, bashkë me vëllain e madh, Charles.

Koch u tërhoq nga kompania dhe operacionet politike të Koch në 2018, duke përmendur arsye shëndetësore.

Familja Koch renditet tek 11 më të pasurit në botë, ndërsa janë të dytët në SHBA.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota vdes miliarderi david koch vdes miliarderi david koch

Sondazh

Poll