Bota

E ngordhur dhe me stomak të fryrë, peshkatarët në Australi habiten teksa gjallesa gjigante shfaqet para tyre

23 Gusht 2019, 16:06 Nga DOSJA
E ngordhur dhe me stomak të fryrë, peshkatarët në Australi

AUSTRALI- Peshkatarët në Australi janë përballur me një situatë të pazakontë, teksa ishin duke peshkuar në det. Para tyre u shfaq diçka gjigante, fillimisht ata menduan se ishte anije ose ndonjë balonë e rënë në det.

Mark Watkins dhe babai i tij ishin duke peshkuar 25 milje nga Bunbury, në jug të Perth, në Australi, kur diçka misterioze në formë topi u shfaq pranë tyre.

Por pasi u afruan, ata arritën të kuptojnë se kishin të bënin vetëm me një balenë të ngordhur e me një stomak të fryrë, plot gazra.

Watkins është shprehur se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ndërsa kishte pyetur edhe miqtë e tij peshkatarë, por edhe për ta ishte diçka e pa hasur më parë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota australi balena e ngordhur mark watkins australi balena e ngordhur mark watkins

Sondazh

Poll