Bota

Kanye West mund të përballet me pasoja ligjore pasi deklaroi se George Floyd vdiq nga mbidoza

Avokati i të drejtave civile Lee Merritt iu përgjigj pretendimeve të West në emër të familjes së Floyd.

17 Tetor 2022, 21:03 Nga e.k
Kanye West mund të përballet me pasoja ligjore pasi deklaroi se George
Kanye ëest

SHBA- Familja e George Floyd ka thënë se po shqyrton marrjen e masave ligjore kundër Kanye West pasi reperi pretendoi se 46-vjeçari vdiq nga abuzimi me drogën. Reperi komentoi se gjuri i ish-oficerit të policisë dhe tani i burgosur, Derek Chauvin, nuk e preku qafën e Floyd për ta vrarë.

Deklaratat ai i bëri gjatë një daljeje në podkastin Drink Champs të shtunën. Avokati i të drejtave civile Lee Merritt iu përgjigj pretendimeve të West në emër të familjes së Floyd.

“Të pretendosh se Floyd vdiq nga fentanili, jo brutaliteti i vendosur në mënyrë kriminale dhe civile minon dhe pakëson luftën e familjes Floyd", tha ai. 

Në maj 2020, Kanye West komentoi se Floyd nuk vdiq pasi Derek Chauvin i vuri gjurin e tij në qafën e George Floyd.

“Ata e goditën me fentanil. Nëse shikoni, gjuri i djalit nuk ishte as në qafë ashtu”, tha West.

Sipas gjyqit të Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë vrau brutalisht George Floyd duke i vendosur gjurin e tij në qafë për gati dhjetë minuta. Derek Chauvin do të vuajë një dënim më shumë se 20 vjet burg për vrasjen e Floyd.

kanye west

Sondazh

Poll