Bota

VIDEO/ E rëndë në Holandë, treni përplaset me autobusin dhe e ndan në dysh! Shpëton mrekullisht shoferi

Autoritetet lokale raportuan se shoferi i autobusit fatmirësisht nuk u lëndua ndërkohë në momentin e përplasjes në autobus nuk kishte pasagjerë.

17 Tetor 2022, 20:15 Nga e.k
VIDEO/ E rëndë në Holandë, treni përplaset me autobusin
Pamje nga vendi i ngjarjes

HALONDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Holandë. Mediat vendase shkruajnë se një tren është përplasur me një autobus. Ngjarja ka ndodhur në Bergen op Zoom.

Siç shihet edhe në videon e shpërndarë në media treni me shpejtësi të madhe përplaset me autobusin dhe e ndan në dysh. Autoritetet lokale raportuan se shoferi i autobusit fatmirësisht nuk u lëndua ndërkohë në momentin e përplasjes në autobus nuk kishte pasagjerë.

“Falë zotit, autobusi ishte bosh, përveç shoferit", tha një zyrtar lokal. 

Policia dhe zyrtarët e sigurisë kanë nisur tani një hetim për të përcaktuar pse autobusi ishte ende në vendkalim kur barrierat u ulën.

holande

Sondazh

Poll