Bota

Abazoviç "shigjeton" presidentin Gjukanoviç: Kontrabanda e cigareve, e lidhur me partinë e tij

Përpara se qeveria e tij të rrëzohej më 19 gusht, Abazoviç kishte akuzuar grupet e krimit të organizuar që kontrabandonin cigare dhe kokainë se financonin disa nga grupet politike në vend.

17 Tetor 2022, 20:57 Nga e.k
Abazoviç "shigjeton" presidentin Gjukanoviç: Kontrabanda
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se tre grupe të mëdha të kontrabandës së duhanit veprojnë në vend, dy të vendosura në kryeqytetin Podgoricë dhe një në qytetin e Mojkovac, dhe njëri prej tyre ka lidhje politike me Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS dhe atë socialdemokrate. Ai shigjetoi drejtëpërdrejtë presidentin Milo Gjukanoviç si të lidhur me këtë kontrabandë.

“Janë tre grupe kryesore të kontrabandës, njëri i afërt me kompaninë e ndërtimit, Bemax të udhëhequr nga ish-oficeri i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë, që trafikon po kështu edhe kokainë. Ekziston edhe një grup kontrabandistësh pranë Podgoricës dhe një në qytetin e Mojkovçit… Në pjesën veriore të Malit të Zi, ka vendkalime kufitare jozyrtare për kontrabandistët. I bëj thirrje prokurorisë që të hetojë pretendimet e mia dhe nëse pretendimet e mia janë të rreme do të shkojë vetë në burg,” tha Abazoviç..

Përpara se qeveria e tij të rrëzohej më 19 gusht, Abazoviç kishte akuzuar grupet e krimit të organizuar që kontrabandonin cigare dhe kokainë se financonin disa nga grupet politike në vend.

mali i zi dritan abazoviç

Sondazh

Poll