Bota

FT+VD/ Avioni ushtarak përplaset me një ndërtesë banimi në qytetin rus në kufi me Krimenë! Ndërtesa përfshihet nga flakët

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass, duke cituar një dëshmitar okular, raportoi se nëntë katet e ndërtesës kishin marrë flakë. 

17 Tetor 2022, 19:44 Nga e.k
FT+VD/ Avioni ushtarak përplaset me një ndërtesë banimi
Pamje nga lufta

RUSI- Një avion luftarak është përplasur në një zonë banimi në rajonin jugperëndimor rus të Krasnodar Krai ne kufi me Krimenë. Kjo u konfirmua nga Ministria ruse e Mbrojtjes të hënën në mbrëmje. Sukhoi SU-34 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor, tha ministria. Avioni kishte probleme me një nga motorët.

Dy ushtarakët që ndodheshin në kabinë shpëtuan falë parashutave. Pas përplasjes, karburanti u ndez në oborrin e një ndërtese banimi duke u shkaktuar një zjarr masiv, i cili u përhap në gjithë godinën.

FT+VD/ Avioni ushtarak përplaset me një ndërtesë banimi
Pamje nga vendi i ngjarjes

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass, duke cituar një dëshmitar okular, raportoi se nëntë katet e ndërtesës kishin marrë flakë. 

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit të Rusisë, Benjamin Kontradtiev, tha se të gjitha njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit të rajonit janë të zënë me shuarjen e zjarrit. Anton Herashchenko, këshilltar i ministrit të jashtëm të Ukrainës, vuri në dyshim deklaratat ruse. Ai tha se avioni ishte nisur për në Ukrainë për të vrarë ukrainasit. Një person ka humbur jetën në aksident dhe disa janë plagosur.

rusi

Sondazh

Poll