Aktualitet

Furnizonte qytetin italian me kokainë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

Pas kontrollit fizik shqiptarit iu gjetën disa doza kokainë, ndërsa pas kontrollit në banesë janë gjetur të fshehura 110 doza kokainë të paketuara dhe një shumë prej rreth 600 eurosh që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti i shitjes.

17 Tetor 2022, 14:08 Nga e.k
Furnizonte qytetin italian me kokainë, arrestohet 20-vjeçari
Foto Ilustruese

ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi akuzohet për trafik droge.

I riu prej disa kohësh ishte nën vëzhgim nga Policia italiane dhe ishin konstatuar lëvizje të dyshimta të tij, të cilat ngrinin dyshime për një aktivitet të trafikut të drogës.

Pas kontrollit fizik shqiptarit iu gjetën disa doza kokainë, ndërsa pas kontrollit në banesë janë gjetur të fshehura 110 doza kokainë të paketuara dhe një shumë prej rreth 600 eurosh që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti i shitjes.

policia italiane

Sondazh

Poll