Bota

Zgjedhjet në Kongres, vendimtare për "fatin" e Trump për zgjedhjet e 2024-ës

Ndërsa Kongresi i kontrolluar ka nisur një hetim të trazirat dhe dhunan e 6 janarit në Kapitol, analistët amerikanë shkruajnë se republikanët, nëse marrin nën kontroll Kongresin, do të nisin hetim për djalin e Bidenit, Hunter Bidenin, për dyshimet e lidhjeve të tij me Kinën.

17 Tetor 2022, 14:19 Nga e.k
Zgjedhjet në Kongres, vendimtare për "fatin" e Trump
Donald Trump

SHBA- A do të jetë Trumpi kandidat në vitin 2024? Për shumë analistë amerikanë këtë përgjigje do e marrim më 8 nëntor kur do të zhvillohen dhe zgjedhjet afatmesme për Kongresin Amerikan. Nëse Republikanët marrin Kongresin Trumpi-n do ta shohim kandidat sërish.

Qytetarët amerikanë do t’u drejtohen kutive të votimit në nëntor për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Dhomën e Kongresit amerikan. Zgjedhjet po priten me shumë interes nga të dyja kampet, demokratë e republikanë, që janë të angazhuar për të fituar sa më shumë zemrat e publikut dhe sigurisht sa më shumë vende në kongres.

Sondazhet e mediave më të mëdha amerikane tregojnë se shqetësimi kryesor është ekonomia dhe inflacioni që ka ndikuar në rritjen e çmimeve dhe kosto më të larta jetese. Prova e madhe e këtyre zgjedhjeve është nëse do të jetë Trumpi kandidat në presidencialet e 2024-ës. Në rast fitoreje të Kongresit, për shumë analistë, Trumpi do të jetë kandidat.

Ndërkohë, një pjesë sheh edhe guvernatorin aktual të Floridas Ron deSantis si pretendent. Beteja mes demokratëve dhe republikanëve është e fortë dhe analistët shkruajnë se ka një situatë tejet të polarizuar në SHBA.

Ndërsa Kongresi i kontrolluar ka nisur një hetim të trazirat dhe dhunan e 6 janarit në Kapitol, analistët amerikanë shkruajnë se republikanët, nëse marrin nën kontroll Kongresin, do të nisin hetim për djalin e Bidenit, Hunter Bidenin, për dyshimet e lidhjeve të tij me Kinën.

donald trump shba

Sondazh

Poll