Politike

HISTORIA/ "Urina e tyre është ilaç", breshkat e Edi Ramës kanë në zyrë që në kohën kur ishte kryetar Bashkie

Gazetari tregon se kur Filip Çakuli i ka shkuar Ramës në zyrë, ka gjetur breshkat atje dhe Rama i ka thënë se urina e tyre është ilaç për reumatizmën. 

17 Tetor 2022, 10:54 Nga f.g

TIRANE- Kryesocialisti Edi Rama e nisi ditën me pamjen e dy breshkave që sodisnin në zyrën e tij. Aq ëmbël i flet Rama breshkës sa do ta kishte zili çdo i dashuruar, por kjo është një temë tjetër. Sot, do të flasim për historinë e tyre dhe pse kryeministri ynë i ka kaq përzemër. Ndoshta për fat? Po breshkat njihen si zvarranikë fatsjellës por ndoshta prania e tyre ka një arsye pak më të fortë. Një histori e gazetarit Mitro çela edhe pse me satirë zbulon se breshkat kanë që prej kohës kur Rama drejtonte bashkinë e Tiranës. Gazetari tregon se kur Filip Çakuli i ka shkuar Ramës në zyrë, ka gjetur breshkat atje dhe Rama i ka thënë se urina e tyre është ilaç për reumatizmën. 

Rrëfimi i Mitro Çelës:

10 korrik 2014. Xhiro në park. Me nipin tim, Noahun.

Na parakalon një breshkë.
– Ç’është kjo? – pyeti Noahu.
– Breshkë
– Ç’është breshka?
– Vajti breshka te nallbani… – nisa unë.
– Ç’është nallbani? – përsëri kureshtar Noahu.
– Vajti Filip Çakuli ne zyrën e Ramës, kur ishte kryetar Bashkie. Ra telefoni. Kryetari u ngrit. Mes këmbëve të Filipit – dy breshka. Nori celularin.
E pikasi kryetari:
“Se mos e nxjerrësh në “Fiks Fare”?”
“Ç’është ajo fjalë! Pse i mban breshkat?”
“Urina e breshkave eshte ilaç për reumatizmin.”-i tha Rama.
Në darkë, Filipi i kalli breshkat në TV… Në mëngjes i ra telefoni.
“Edi! Ishin shumë të bukura”
“Ok. I pëlqeu edhe mamaja” … – i tha Rama.
Dhe Noahu:
– Giyshi, Ç’është Filipi?!

Prezantimi që Rama iu bëri breshkave sot:

/Dosja.al

edi rama breshkat e edi rames

Sondazh

Poll