Politike

A do të bashkëpunoni me opozitën, si përgjigjet Rama? Kryeministri: Rruga që propozojnë është izolimi

Rama tha se nuk është se ai ka ndryshuar qëndrim për opozitën, pasi mënyra si po vepron është e qartë se "mban erë".

17 Tetor 2022, 09:37 Nga f.g
A do të bashkëpunoni me opozitën, si përgjigjet Rama?
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk preferoi ti jepte përgjigje pyetjes se çfarë di ai më shumë kur akuzon opozitën se është e "zhytur" në thesin e rublave ruse. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, ku u caktuan porositë për nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale 2023, Rama foli për bashkëpunimin me opozitën dhe tha se në kohën kur do të duhej që opozita të ishte bashkëpunuese, rruga e propozuar është "izolimi". “Për fat të keq kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në thesin e rublave”.-tha ai. 

Edi Rama: Në këtë epokë kërcënimi të madh kur Shqipëria nuk bën përjashtim nga gjithë ky kontekst kërcënues dhe kur na duhet ë përballemi me pasoja të dickaje që është jashtë nesh e vjen e te ne si erdhi tërmeti e pandemia na duhet të jemi sa më të qartë, sa me të vednosur e sa me të bashkuar e sa më të lidhur me partnerë dhe me aleatë të fuqishëm. Do ishte mirë të kishim një opozitë që të rrinte mirë në këtë kontekst por për fat të keq kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në thesin e rublave. Praktikisht eshte fatkeqësi edhe veprimtaria dhe mënyra si vepron përditë mbajnë erë dhe ajo cka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur./Dosja.al

edi rama lobimi rus i pd

Sondazh

Poll