Aktualitet

Tiranë/ Shkëputet ashensori në një pallat në Don Bosko, plagoset e reja

25 Shkurt 2019, 15:47 Nga DOSJA
Tiranë/ Shkëputet ashensori në një pallat në Don Bosko,

TIRANË- Një aksident fatmirësisht pa viktima ka ndodhur në kryeqytet në një pallat në lagjen Don Bosko.

Dosja.al ka mësuar se një ashensor është shkëputur dhe ka përfunduar në bodrum. Për pasojë, është plagosur një 24-vjeçare e cila ndodhej në ashensor.

E reja ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Banorët kanë thënë se kanë denoncuar për keqfunksionimin e ashensorit por nuk është marrë asnjë masë nga administratorët e pallateve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në një pallat në rrugën “Don Bosko” është rrëzuar ashensori nga kati i parë në bodrum. Në ashensor ndodhej një shtetase rreth 24 vjeçe e cila ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital për kujdes mjekësor. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kjo nuk është hera e parë që ashensorët në Shqipëri trajtojnë ngjarje të rënda. Në 16 korrik të 2018-ës, një vajze e re përfundoi në gropën e ashensorit të një pallati në Sarandë, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

(F.G/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset e reja shkeputet ashensori tirane plagoset e reja shkeputet ashensori tirane

Sondazh

Poll