Aktualitet

Aksident në Maliq/ 27-vjeçari me 'Benz' aksidenton biçiklistin, transportohet në spital i moshuari

67-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

16 Tetor 2022, 17:18 Nga k.m.
Aksident në Maliq/ 27-vjeçari me 'Benz' aksidenton
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në aksin Korçë-Pogradec, kur një person ka mbetur i lënduar. Mësohet se një 27-vjeçar, i cili drejtonte një automjet tip "Benz", ka përplasur një të moshuar me biçikletë. 67-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll