Aktualitet

Rrezet X e "skanuan" kanabisin në valixhe/ Si e kaloi droga e efektivit pa problem në Rinas? Në Turqi u pikas menjëherë

Sipas të dhënave të deritanishme, të dy akuzohen për trafikimin e rreth 31 kilogram kanabis, e cila ishte e fshehur në dy valixhe të ndryshme. Kanabisi u transportua në Turqi nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit Sabiha Gökçen të Stambollit. Por u zbulua thuajse menjëherë. 

16 Tetor 2022, 16:53 Nga k.m.
Rrezet X e "skanuan" kanabisin në valixhe/ Si e kaloi droga e
Florenc Bicerri

TURQI- Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me aksionin e finalizuar në Turqi, ku ish-komandoja dhe efektivi i "Rrugores" u arrestuan në Turqi për drogë. Sipas të dhënave të deritanishme, të dy akuzohen për trafikimin e rreth 31 kilogram kanabis, e cila ishte e fshehur në dy valixhe të ndryshme. Kanabisi u transportua në Turqi nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit Sabiha Gökçen të Stambollit. Nuk dihet sesi droga ka kaluar në Rinas, por në aeroportin e Stambollit u zbulua thuajse menjëherë. 

Droga u zbulua gjatë kontrollit me rrezes X dhe qenve nuhatës të policisë turke. Më pas, u krye kontrolli i imtësishëm i të gjithë pasagjerëve në avion.

Rrezet X e "skanuan" kanabisin në valixhe/ Si e kaloi droga e
Valixhet me kanabis

Në pranga u vunë Florenc Bicerri, punonjës i policisë rrugore të Tiranës dhe Kujtim Çeliku, një tjetër shqiptar me precedent në vjedhje në Shqipëri. Bicerri ishte larguar më datën 5 tetor dhe nuk ishte paraqitur në punë pas përfundimit të pushimit, ndaj dhe kishte nisur një hetim disiplinor ndaj tij. Pas arrestimit të tij në Turqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar të implikuar të tjerë në grupin e trafikut të drogës. Përveç Bicerrit dhe Çelikut, është vendosur në pranga dhe Adrian Qirici, por edhe një person tjetër i huaj. 

florenc bicerri arrestohet efektivi shqiptar ne turqi

Sondazh

Poll