Bota

LUFTA/ Sulm në Belgorod të Rusisë, 11 viktima! Zelenskyy ushtarëve rus: Dorëzohuni!

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme një sulm në rajonin e Belgorodit, në poligonin e qitjes ushtarake ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe 15 të plagosurve. Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se sulmi ishte "terrorist".

16 Tetor 2022, 09:49 Nga e.k
LUFTA/ Sulm në Belgorod të Rusisë, 11 viktima! Zelenskyy
Pamje nga lufta

UKRAINË- Lufta në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më dhunshme dhe e paparshikueshme. Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një ofensivë të re në rajonet lindore por jo vetëm pasi raketat ruse goditën dhe Kievin duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra civilkëve të pafajshëm. 

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme një sulm në rajonin e Belgorodit, në poligonin e qitjes ushtarake ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe duke lënë të plagosur 15 të tjerë. Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se sulmi ishte "terrorist".

Nga ana tjetër presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko beson se është e mundur që të arrihet një marrëveshje për luftën brenda një jave nëse SHBA dhe Britania e Madhe ulen në tryezën e bisedimeve.

"Gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëse e kuptoni dhe pranoni se është e nevojshme të uleni në tryezë nesër, marrëveshja do të arrihet brenda një jave," tha Lukashenko në një intervistë për televizionin NBC. 

Ai shtoi se do të bëjë të pamundurën për të ndaluar luftën në Ukrainë.

"Lufta është gjithmonë një gjë e keqe. Kohët e fundit kam thënë se bota është e zënë me gjetjen e fajtorëve. Besoj se do ta zbulojmë më vonë. Njerëzit po vdesin çdo ditë. Le të ndalojmë luftën dhe të arrijmë një marrëveshje. Dhe pastaj do ta zbulojmë kush kishte të drejtë e kush gabim. Ndoshta është një formulë normale”, tha Lukashenko.

Duket se marrëdhëniet mes dy vendeve janë thelluar edhe më shumë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Lukashenko deklraoi se marrëdhënie e tij me Putin është forcuar dhe se dy liderët i besojnë shumë njëri-tjetri. 

"Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona personale me Presidentin Putin, ato nuk kanë qenë gjithmonë pa probleme. Ne kemi pasur mosmarrëveshje dhe diskutime të herëpashershme, siç është rasti me miqtë më të ngushtë dhe partnerët e besueshëm. Siç thashë dikur, askush nuk ka një nivel për marrëdhëniet si ajo mes presidentëve të Bjellorusisë dhe Rusisë”, tha Lukashenko në një intervistë për NBC.

Sa i përket Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se nuk do të hiqet dorë nga asnjë centimetër territor ukrainas teksa iu bëri thirrje ushtarëve rus që të dorëzohen në Ukrainë dhe sipas tij të shpëtojnë jetën e tyre. 

“Epo, ja për qytetarët e Rusisë që nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë kriminale, por që po dërgohen në këtë luftë, unë do t’ju kujtoj edhe një herë një mundësi. Të gjithë ata që dorëzohen në robërinë ukrainase do të shpëtojnë jetën e tyre. Të gjithë ata që vazhdojnë të luftojnë në ushtrinë ruse ose mes mercenarëve nuk do ta kenë një mundësi të tillë”, tha Zelenskyy.

lufta ne ukraine aleksandër lukashenko vladimir putin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll