Bota

VIDEO/ Biden i jep adoleshentes këshilla për jetën: Mos krijo lidhje serioze para moshës 30-veçare

Biden ishte në Irvine, për një ngjarje ku ai po reklamonte politikat dhe planet e administratës së tij për të ulur inflacionin. Pasi u mbyll, ai pozoi për një foto me një adoleshente dhe nënën e saj në turmë.

16 Tetor 2022, 08:32 Nga I.A
VIDEO/ Biden i jep adoleshentes këshilla për jetën: Mos krijo
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden nuk e ka problem të luajë gjyshin e Amerikës me sa duket, ai i dha këshilla të urta dhe të pakërkuara një adoleshenteje se me kë dhe kur të takohej.

Biden ishte në Irvine, për një ngjarje ku ai po reklamonte politikat dhe planet e administratës së tij për të ulur inflacionin. Pasi u mbyll, ai pozoi për një foto me një adoleshente dhe nënën e saj në turmë.

"Jo djem seriozë deri sa të jesh 30," tha Biden.

Ai thotë se ua ka thënë vajzave/mbesave të tij këtë, dhe me sa duket është ndjerë i detyruar ta përcjellë atë. Adoleshentja qesh në mënyrë të sikletshme dhe thotë "OK" dhe kur mamaja e saj e pyet se çfarë tha, ai e përsërit atë. Nëna thotë se do ta ketë parasysh këtë dhe të gjithë thjesht qeshin. 

joe biden

Sondazh

Poll