Bota

VIDEO/ Moti i keq në Kretë, humb jetën 50-vjeçari, një grua rezulton e zhdukur

Protothema shkruan se moti i keq i mori jetën një babai 50-vjeçar. Rrugët u kthyen në “lumenj”, prona dhe dyqane u shkatërruan, ndërsa në të njëjtën kohë ankthi po arrin kulmin pasi një grua është shpallur e zhdukur.

16 Tetor 2022, 08:43 Nga I.A
VIDEO/ Moti i keq në Kretë, humb jetën 50-vjeçari,
Moti i keq

GREQI- Moti i keq vdekjeprurës përfshiu Kretën mëngjesin e së shtunës. Protothema shkruan se moti i keq i mori jetën një babai 50-vjeçar. Rrugët u kthyen në “lumenj”, prona dhe dyqane u shkatërruan, ndërsa në të njëjtën kohë ankthi po arrin kulmin pasi një grua është shpallur e zhdukur.

50-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij që u bllokua në kanalin e përmbytjes.Ndërsa një grua e cila kishte shkuar në punë, rezulton e zhdukur. Në kërkimin e saj janë përfshirë edhe zhytës dhe operacioni është shtrirë edhe në det. 

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu persona të bllokuar brenda makinave që janë larguar. Qindra telefonata janë marrë nga zjarrfikësit që nga mëngjesi i djeshëm kur filloi reshjet e shiut.

moti i keq ne greqi

Sondazh

Poll