Aktualitet

Ish-burri i motrës së Tinës u fut mbles! Babai i Martinit: I dhashë 2.5 mln lekë t’i mbushte mendjen ta merrnim për nuse

Ai shton se Xhoni është shprehur se i duheshin para për ta bindur vajzën dhe i kishte dhënë 2.5 milionë lekë.

15 Tetor 2022, 16:26 Nga F.M
Ish-burri i motrës së Tinës u fut mbles! Babai i Martinit: I
Nevzat Çeço

MALIQ- 2.5 milionë lekë të vjetra i ka kushtuar babait të të vrarit Martin Çeço, përpjekja për të marrë nuse Martina Pajollarin. Në një rrëfim para kamerave, Nevzat Çeço tregon se ka qenë Xhoni Potka, ish-bashkëshorti i motrës së Martinës, Bora, personi që ka hyrë ‘mbles’ për të lidhur këtë çift. Ai shton se Xhoni është shprehur se i duheshin para për ta bindur vajzën dhe i kishte dhënë 2.5 milionë lekë. Por, as dhënia e parave nuk ia mbushi mendjen Tinës të martohej me Martin Çeçon, i cili u vra më pas.

“Vajza e kishte refuzuar. Ishte njëri me emrin Xhoni. I kam paguar 2.5 milion lekë të vjetra për t’i mbushur mëndjen Tina Pajollarit që të martohej me të. Prapë s’pranoi,”- tha babai i Çeços.

26-vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës ç'ka shtoi dhe hetimet zbuluan se kishim të bënim me një vrasje. Paralelisht me Martin Çeçon, Tina Pajollari kishte nisur një marrëdhënie intime me një 38-vjeçar Valter Mollaj. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, ishte bërë xheloz. Mollaj, i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy kushërinjtë e tij Bledi Angjo dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26-vjeçarin. Pas debateve, e kanë mbytur të riun me një litar dhe trupin ia kanë hedhur në rezervuar.

martina pajollari martin ceco nevzat ceco

Sondazh

Poll