15 Tetor 2022, 15:35
Nga F.M
Nevzat Çeço
MALIQ- Babai i Martin Çeços ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me vrasjen e djalit të tij, një ditë pasi u vu në pranga Martina Pajollari e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore dhe dëshmitare në momentin që ka ndodhur krimi. Me lot në sy, Nevzat Çeço tregoi se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin, por që ajo e kishte refuzuar. Për ta bindur, ai thotë se përveç 'mblesit', një të riu me emin Xhoni, i kanë dërguar edhe 2.5 milion lekë të vjetra që Tina Pajollari të martohej me djalin.
Babai i Martin Çeços akuzon Tina Pajollarin si shkaktaren kryesore të vrasjes së djalit, ndërsa shton se ajo i dërgonte foto të një varri me lule. Për të arrestuarit, Nevzat Çeço thotë se nuk i njihte.
"Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por nuk e kuptova mesazhin e fotografive që i dërgonte Tina. Natën kur ndodhi ngjarja, Tina Pajollari e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që të mos e shqetësonte me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre. Tina Pajollari më pas i tha Martinit që do e telefononte të nesërmen në orën 10 në mëngjes. Pas përfundimit të bisedës me Tina Pajollarin, Martinin e ka telefonuar një person që s'e njihnim. Telefonuesi e ka kërcënuar Martinin duke i thënë që do t’i këpus buzët. Në gjendje të rënduar psikologjike, Martini iku e më tha, jeta ime mbaron këtu. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia me shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë. E kërkova gjitha natën sipër shtëpisë duke pasur frikë se mos Martini kishte varur vetën më pas kërkova edhe tek rezervuari i fshatit, por nuk ka parë asgjë të dyshimtë,"- thotë ai.
26-vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës ç'ka shtoi dhe hetimet zbuluan se kishim të bënim me një vrasje. Paralelisht me Martin Çeçon, Tina Pajollari kishte nisur një marrëdhënie intime me një 38-vjeçar Valter Mollaj. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, ishte bërë xheloz. Mollaj, i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy kushërinjtë e tij Bledi Angjo dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26-vjeçarin. Pas debateve, e kanë mbytur të riun me një litar dhe trupin ia kanë hedhur në rezervuar.
martin ceci tina pajollari nevzat ceco
Aktualitet
15 Tetor 2022, 15:20
F.M
Mariglen Disha dhe Etleva Knuti
ELBASAN- Mariglen Disha është liruar nga detyra si kryetar i Agjencisë Shtetërore të Kadastrë...
Aktualitet
15 Tetor 2022, 14:26
A.B
Prezantimi i aplikacionit
“Tirana ime” platforma e parë digjitale për kryeqytetin, e krijuar për t’ju ardhur në ndihm...
Aktualitet
15 Tetor 2022, 14:13
A.B
Arma
SHKODËR- Babë e bir janë arrestuar nga policia gjatë operacionit 'Qarku'. Pas ndalimit të babë e bir, numri i personave ...
Aktualitet
15 Tetor 2022, 13:40
A.B
Nitin Mishtra
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg', shtetasin indian Nitin Mishtra. Ai...
Aktualitet
15 Tetor 2022, 13:25
A.B
Artan Lame
TIRANË- Kadastra ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Noterisë, e cila p...
Aktualitet
15 Tetor 2022, 13:18
A.B
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Kompania Pfizer pranoi në Parlamentin Europian se nuk kishte testuar aftësinë e vaksinës së saj t&eum...
Aktualitet
15 Tetor 2022, 13:10
A.B
Studenti
TIRANË- Brenda 12 orëve janë finalizuar 3 operacione policore të koduara “Videoprojectors”, “Medicus” ...
Aktualitet
15 Tetor 2022, 12:46
A.B
Kontrolli i policise
TURQI- Në aeroportet e Stambollit dhe Sabiha Gökçen janë sekuestruan 97 kilogramë e 359 gramë dro...
Aktualitet
15 Tetor 2022, 12:44
f.m;a.b
Momenti i ndalimit
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Elvis Sejdon, të riun i cili u vetëdorëzua në...
Aktualitet
15 Tetor 2022, 12:41
A.B
Zenaldo Mamaqi
DURRËS- Zenaldo Mamaqi, 32 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacion...