Aktualitet

Faza e 5-të e 'Qarkut'/ Kultivuan kanabis! Shkon në 26 numri i të arrestuarve, ndalohen babë e bir në Shkodër

Policia ka gjetur në banesën e babë e bir doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje.

15 Tetor 2022, 14:13 Nga A.B
Faza e 5-të e 'Qarkut'/ Kultivuan kanabis! Shkon në 26 numri
Arma

SHKODËR- Babë e bir janë arrestuar nga policia gjatë operacionit 'Qarku'. Pas ndalimit të babë e bir, numri i personave të arrestuar ka shkuar në 26. 

Personat me inicialet V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile” janë vënë në pranga ndërsa policia ka shpallur në kërkim personin me inicialet P. A. Policia ka gjetur në banesën e babë e bir doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër / Finalizohet faza e pestë e megaoperacionit “Qarku”, shkon në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të tij. Vihen në pranga 2 shtetas ( babë e bir), autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohen 3 pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg. Gjendet dhe sekuestrohet në banesën e të arrestuarve, edhe 1 armë sportive.

Shërbimet e DVP Shkodër, në vijim të veprimeve intensive dhe profesionale policore, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përpunonin dhe shisnin në doza, lëndë narkotike kanabis, kanë finalizuar fazën e pestë të këtij megaoperacioni që ka rezultuar me arrestimin e shtetasve: -V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile”, Shkodër. Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. N., 49 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit V. N.). Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. N., shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. A. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

arrestim ne shkoder

Sondazh

Poll