Bota

"Mos i trajtoni vendet e Azisë Qendrore sikur të ishin ende pjesë e BRSS", presidenti i Taxhikistanit i kthehet ahpër Putinit

Në fjalën e tij në Samit ndër komentet e tjera të ashpra, Rahmon shprehu pakënaqësinë për qëndrimin e autoriteteve ruse ndaj Taxhikistanit.

15 Tetor 2022, 13:41 Nga d.a.
"Mos i trajtoni vendet e Azisë Qendrore sikur të ishin ende
Putin dhe Rahmon

KAZAKISTAN- Gjatë samitit Azi Qendrore-Rusi në Astana të Kazakistanit, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon i tha presidentit rus Vladimir Putinit se Rusia duhet të ndalojë së trajtuari vendet e Azisë Qendrore sikur të ishin ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Në fjalën e tij në Samit ndër komentet e tjera të ashpra, Rahmon shprehu pakënaqësinë për qëndrimin e autoriteteve ruse ndaj Taxhikistanit.

"Pse duhet t'i lutemi Rusisë për të marrë pjesë në një forum të mjerueshëm në Taxhikistan. Unë i kam dhënë udhëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme, madje kam biseduar me ju për t'u kërkuar (rusëve) të marrin pjesë të paktën në nivel ministror. Jo, në nivel zëvendësministrash. A është kjo ajo që Taxhikistani meriton, një partner strategjik??" – e pyeti Putinin.

Ai vijoi të akuzojë Putinin duke thënë se ata nuk janë një vend me 100 apo 200 milionë popullsi por duan të jenë të respektuar.

"Çfarë marrëveshje kemi prishur? Ndoshta ju përshëndesëm në mënyrë të gabuar? Ne gjithmonë kemi respektuar interesat e partnerit tonë kryesor strategjik, Rusisë"– i tha presidenti i Taxhikistanit Putinit.

Në mbyllje të fjalës së tij ai u shpreh se kërkon që Rusia ti respektojë dhe ju drejtua drejtpërdrejt Putinit duke i thënë që të mos bëjë politikë ku vendet e Azisë Qendrore trajtohen sikur të ishin pjesë e BRSS.

emomali rahmon vladimir putin samiti i astanes

Sondazh

Poll