Bota

VIDEO/ Tmerr në SHBA, 82-vjeçari me aftësi ndryshe sulmohet me thikë në restorant

Pamjet e vëzhgimit nga brenda restorantit tregojnë sulmuesin duke hyrë në lokal me një skateboard të kuq dhe thikë në dorë.

14 Tetor 2022, 22:44 Nga I.A
VIDEO/ Tmerr në SHBA, 82-vjeçari me aftësi ndryshe sulmohet me
Pamjet e sulmit

SHBA- Pamjet shqetësuese janë publikuar të enjten ku një 82-vjeçar me aftësi të kufizuara u godit pamëshirshëm me thikë në një sulm të paprovokuar teksa darkonte në një Taco Bell në Los Anxhelos. NyPost shkruan se sulmi i egër ndodhi pak para orës 19:00 në lagjen Mar Vista.

Pamjet e vëzhgimit nga brenda restorantit tregojnë sulmuesin duke hyrë në lokal me një skateboard të kuq dhe thikë në dorë. Në pak sekonda, i dyshuari i afrohet të moshuarit nga mbrapa ndërsa ai është ulur në një tavolinë pranë karrocës së tij me rrota brenda Taco Bell. Më pas ai e godet me thikë dy herë burrin me aftësi të kufizuara, një herë në qafë dhe një herë në shpatull dhe me shpejtësi ikën nga dyqani.

Policia e përshkruan të dyshuarin si një burrë tullac në të 20-at ose 30-at e tij, i gjatë rreth 1.80 dhe peshonte rreth 130 paund. I dyshuari ka disa tatuazhe të identifikueshme, duke përfshirë një të madh në pjesën e pasme të kokës dhe një të vogël pranë syrit të majtë. Në video, sulmuesi shihet i veshur me syze, një xhaketë të zezë dhe një çantë shpine të zezë.

sulmohet i moshuari ne shba

Sondazh

Poll