Bota

Shpërthimi në Turqi, rëndohet bilanci i të vdekurve, mbi 20 persona ende të bllokuar

Nga të plagosurit 3 persona janë në terapi intensive, ndërsa mbi 50 janë shpëtuar nga miniera. 

14 Tetor 2022, 22:17 Nga I.A
Shpërthimi në Turqi, rëndohet bilanci i të vdekurve, mbi 20
Foto nga vendngjarja

TURQI- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi në një minierë të lidhur me Drejtorinë e Institucionit Amasra të Institutit Turk të Qymyrit (TTK) në Bartın. Hurriyet shkruan se deri më tani kanë humbur jetën 14 persona ndërkohë që 21 janë të plagosur. Nga të plagosurit 3 persona janë në terapi intensive, ndërsa mbi 50 janë shpëtuar nga miniera. 

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Dönmez, të cilët dolën në vendngjarje pas shpërthimit të minierës në Bartın, dhanë deklarata. Ministri Soylu tha: Pas shpërthimit, këtu ndërhynë ekipet e kërkim-shpëtimit. Të gjithë shokët tanë teknikë që erdhën këtu vazhdojnë punën e tyre. Ata kanë mbikëqyrur kërkim-shpëtimin që nga fillimi i incidentit. Janë transferuar 2 avionë ambulanca. Jemi përballë një situate për të cilën na vjen keq, punonin 110 vëllezër, disa vetë disa u shpëtuan, kishim 49 vëllezër në zonën e rrezikshme, 21 vëllezër u transferuan në spital, 14 vëllezër humben jeten 3 vellezerit tane jane ne terapi intensive Zoti i ndihmofte vellezerit tane atje.

Po hetohet për shkaqet e shpërthimit.  Në zonë kanë shkuar ambulancat, ndërsa ankthi i familjarëve për të zhdukurit është i madh. 

shperthim me mine ne turqi fatih dönmez süleyman soylu

Sondazh

Poll