Bota

Gjukanoviç: Mali i Zi ka nëvojë për kthesë politike, për 3 muaj do kemi zgjedhje të parakohshme

Siç ka theksuar ai, Mali i Zi po përjeton krizën më të vështirë në historinë e re të tij.

14 Tetor 2022, 22:56 Nga I.A
Gjukanoviç: Mali i Zi ka nëvojë për kthesë politike,
Milo Gjukanoviç

MALI I ZI-Malit të Zi ka nevojë për një kthesë politike, e cila do ta ndalë rënien e Malit të Zi”, ka deklaruar lideri i DPS-së, Milo Gjukanoviç në kuvendin kryesor të koalicionit të Plavës për zgjedhjet lokale “Së bashku triumfues për Plavën” SD-DPS-SDP. Siç ka theksuar ai, Mali i Zi po përjeton krizën më të vështirë në historinë e re të tij.

“Jam i bindur se në tre muajt e ardhshëm do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Gjithashtu, jam i sigurt se nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, fitoren e kemi në xhep. Natyrisht, mbetet që ta përmirësojmë ndërkohë këtë fitore të sigurt dhe të krijojmë kushte për një menaxhim më efikas të Malit të Zi. Dhe para kësaj është e rëndësishme të bëjmë një punë të mirë në zgjedhjet lokale. Mali i Zi ka nevojë për një kthesë politike, e cila do ta ndalë rënien”, tha lideri i DPS-së.

Siç ka shtuar ai, qeveria e re u komprometua nga skandale të lidhura me veprimtari kriminale, të cilat duhej t'i shtypte. Duke folur për krizën institucionale në Mal të Zi, Gjukanoviç ka thënë se duket qartë se ekziston një qëllim i keq për ta bërë Malin e Zi një shtet jofunksional. Në fund, Gjukanoviç reflektoi mbi gjendjen e rritjes së tensioneve nacionaliste dhe të tjera sociale: Nacionalistët kanë ngritur sërish kokën. Ata besojnë se ajo që po ndodh në skenën globale përmes përshkallëzimit midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, hap një shans të ri për ta. Ata nuk arritën në përfundimin se politikat nacionaliste dështuan përfundimisht në vitet '90, por se nuk ia dolën asokohe sepse mjedisi ishte i pafavorshëm dhe se tani po u krijohet një shans i ri.

milo gjukanoviç

Sondazh

Poll