Aktualitet

Sherr me thikë në një lokal në Korçë, kamarieri plagos një 24-vjeçar

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet P. R., punonjës i lokalit, ka lënduar në krah me mjet prerës një 24-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

14 Tetor 2022, 20:24 Nga k.m.
Sherr me thikë në një lokal në Korçë, kamarieri
Foto ilustruese

KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12. E gjithë përplasja ka nisur në ambientet e një lokali.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet P. R., punonjës i lokalit, ka lënduar në krah me mjet prerës një 24-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, 25-vjeçari është shoqëruar aktualisht në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërsa nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”- sipas Policisë së Shtetit. 

korce plagosje ne korce

Sondazh

Poll