Bota

Shaip Kamberi takohet me Escobar në SHBA: Kërkuam trajtim të barabartë të shqiptarëve në Serbi

Kamberi tha se në këtë takim diskutua për nevojën e trajtimit të drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

14 Tetor 2022, 22:05 Nga I.A
Shaip Kamberi takohet me Escobar në SHBA: Kërkuam trajtim të
Shaip Kamberi, gabriel Escobar dhe lideret shqiptar

SHBA- Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi së bashku me tre liderë të tjerë shqiptarë është takuar me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit. Përmes një shkrimi në Facebook, Kamberi u shpreh se në këtë takim diskutua për nevojën e trajtimit të drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Postimi i Kamberit:

Në takim me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.

shaip kamberi gabriel escobar

Sondazh

Poll