Bota

Stuhi e madhe para Botërorit/ Emiri i Katarit takohet me Putin, komentet e njerëzve: E bojkotoni

Në samitin në Kazakistan, emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, foli me Putinin, të cilin e falënderoi drejtpërdrejt për mbështetjen në organizimin e Kupës së Botës të 22-të radhazi.

14 Tetor 2022, 17:06 Nga I.A
Stuhi e madhe para Botërorit/ Emiri i Katarit takohet me Putin, komentet e
Emiri i Katarit dhe Vladimir Putin

KATAR- Ka mbetur edhe pak më shumë se një muaj deri në fillimin e Botërorit në Katar dhe reagime të stuhishme shkaktoi falënderimi për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në samitin në Kazakistan, emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, foli me Putinin, të cilin e falënderoi drejtpërdrejt për mbështetjen në organizimin e Kupës së Botës të 22-të radhazi.

"Pasi Rusia organizoi një Botëror shumë të suksesshëm në 2018, miqtë tanë nga Rusia na dhanë një mbështetje të madhe në organizimin e Botërorit të ardhshëm. Ne jemi mirënjohës dhe krenarë për këtë marrëdhënie dhe bashkëpunim që do të zgjasë deri në fund të Kupës së Botës. Unë jam shumë i lumtur që të shoh, president. Faleminderit”, i tha Al Thani Putinit.

Biseda e tyre shkaktoi reagime të shumta nga fansat, të cilët në masë të madhe postuan komente në rrjetet sociale për të bërë të ditur se ishin të neveritur nga marrëdhënia mes emirit të Katarit dhe Putinit. Disa prej tyre theksuan se vendimi i FIFA -s për t'i dhënë Katarit organizimin e Botërorit ishte i gabuar.

"Një arsye tjetër për të mos parë Kupën e Botës. Çfarë mund të presim nga një vend që nuk respekton të drejtat e njeriut", "bojkotoni Botërorin", "vetëm nga kjo nuk duhet të shkojmë në Botëror", janë vetëm disa e komenteve.

sheikh tamim bin hamad al thani vladimir putin

Sondazh

Poll