Bota

E vrau brutalisht, i copëtoi trupin dhe e futi në valixhe, zbardhet vrasja e 70-vjeçares britanike! Policia: U vra për t'i marrë pasurinë

Pas vrasjes ajo e ka copëtuar trupin dhe më pas e ka futur në një valixhe. Ajo i ka kërkuar të moshuarës rreth 400 mijë paundë dhe në momentin që ajo nuk ia ka dhënë ka nisur një debat mes tyre që përfundoi tragjikisht për 70-vjeçaren. Policia brirtanike ka zbuluar se para vrasjes ajo e ka dhunuar të moshuaren.

14 Tetor 2022, 15:30 Nga e.k
E vrau brutalisht, i copëtoi trupin dhe e futi në valixhe, zbardhet
Vrasja duke lëvizur në rrugë me trupin e viktimës në valixhe

BRITANI- Autoritetet britanike kanë arritur të zbardhin  ngjarjen e rëndë të ndodhur një vit më parë ku një 70-vjeçare, Mi Kuen Chong u vra brutalisht nga mikja e saj 38 vjeçe Gemma Mitchell. Sherri dyshohet se ka nisur për një problem financiar.

Pas vrasjes ajo e ka copëtuar trupin dhe më pas e ka futur në një valixhe. Ajo i ka kërkuar të moshuarës rreth 400 mijë paundë dhe në momentin që ajo nuk ia ka dhënë ka nisur një debat mes tyre që përfundoi tragjikisht për 70-vjeçaren. Policia brirtanike ka zbuluar se para vrasjes ajo e ka dhunuar të moshuaren.

Autoritet më në fund kanë zbardhur dfhe dinamikën e plotë të ngjarjes. Dyshohet se ajo e ka goditur njëherë me sende të forta në kokë e më pas ia ka copëtuar trupin e futur në valixhe. Pastaj e ka çuar trupin në shtëpinë e saj të braktisur. Ajo më pas ka marrë dokumentet e të moshuares dhe është bërë përfituesja kryesore e pasurisë së saj si e vetmja e afwrme e 70-vjeçares. Koka e 70-vjeçares u gjet pak metra larg shtëpisë. 

britani gemma mitchell mi kuen chong

Sondazh

Poll