Rusia i kthen "reston" Malit të Zi, shpall non grata disa zyrtarë të lartë, përfshirë dy ministra
zyrtaret RUSI- Rusia ua ka ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, atij të Brendshëm, Ra...
Bakuja dhe Jerevani janë në konflikt për më shumë se tri dekada lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Kjo pasi, separatistët e mbështetur nga Armenia morën kontrollin e rajonit që banohet kryesisht nga armenët.
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 14 tetor hodhi poshtë deklaratat e homologut të tij francez, Emmanuel Macron, se Moska po destabilizon procesin e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Bakuja dhe Jerevani janë në konflikt për më shumë se tri dekada lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Kjo pasi, separatistët e mbështetur nga Armenia morën kontrollin e rajonit që banohet kryesisht nga armenët.
Macron, gjatë një interviste për televizionin France 2, akuzoi Moskën se qëllimshëm ka provokuar përleshjet e fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lideri francez tha se provokimet janë pjesë e përpjekjet për të destabilizuar këtë rajon të brishtë.
“Besoj se këto deklarata tregojnë mungesë të kuptimit të kursit të konfliktit”, tha Putin gjatë takimit me liderët e shteteve të rajonit, që po mbahet në Kazakistan.
Putin shtoi se deklaratat e Macronit “tingëllojnë të pasakta, mund të them edhe perverse, prandaj ato janë të papranueshme”.
Më 13 tetor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se deklaratat e Macronit ishin “absolutisht të papranueshme”.
Javën e kaluar, Macron së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, u takuan me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinian.
Të dy shtetet zhvilluan një luftë gjashtëjavore më 2020, dhe më pas Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi, që rezultoi me humbjen e kontrollit të disa pjesëve të rajonit të Nagorno-Karabakut nga Armenia.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Moska ka dislokuar rreth 2.000 trupa në rajon, si pjesë e forcave paqeruajtëse.
Në takimin midis Aliyevit dhe Pashinianit, që u zhvillua në Pragë, autoritetet evropiane thanë se liderët u pajtuan që një mision civil i BE-së të vendosej në kufirin mes shteteve. Në kufi, mbi 200 persona u vranë në luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit që shpërthyen disa javë më parë./REL/
zyrtaret RUSI- Rusia ua ka ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, atij të Brendshëm, Ra...
Kwasi Kwarteng BRITANI- Kwasi Kwarteng është shkarkuar nga posti i ministrit të financave në Britani, pak minuta pasi hyri në...
Foto ilustruese ZVICËR- Një studim i ri ka zbuluar se Evropa pa një rënie prej 14% të nivelit të saj të lindjeve në...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur i bindur se Ukraina do të fitojë ndaj R...
Aktivistet BRITANI- Aktivistët e klimës kanë hedhur kanaçe me supë me domate mbi një pikturë të Van Gogh me luled...
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se niveli aktual në të cili...
Putin dhe Lukashenko BJELLORUSI- Pavel Latuska, një politikan opozitar bjellorus, i cili jeton në Varshavë, duke folur për mediat gjerm...
Patriarku serb Porfirije KOSOVË- Patriarku serb Porfirije sot u fronëzua në Patriarkanën e Pejës dhe menjëherë pas marrj...
foto ilustruese TURQI- Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar një ligj të ri për mediat, që parasheh dënim prej tr...
protesta ne Iran IRAN- Mbi 20 fëmijë u vranë muajin e kaluar gjatë protestave në Iran, sipas një raporti të ri...