Bota

Liz Truss për kancelarin e ri: Hunt është më me përvojë se Kwarteng dhe shumë i respektuar

Po ashtu ajo tha se ata i detyrohen brezin të ri, përmirësimin e ekonomisë dhe ofrimin e pagave më të larta. 

14 Tetor 2022, 15:43 Nga I.A
Liz Truss për kancelarin e ri: Hunt është më me
Liz Truss

ANGLI- Kryeministrja Liz Truss thotë se ajo u takua sot me ish-kancelarin Kwasi Kwarteng. Gjatë konferencës urgjente që mbajti ditën e sotme, Truss tha se Jeremy Hunt, i cili do të zëvendoësoj Kwarteng, është një nga ministrat dhe parlamentarët më me përvojë e më të respektuar. Po ashtu ajo tha se ata i detyrohen brezin të ri, përmirësimin e ekonomisë dhe ofrimin e pagave më të larta. 

“Më erdhi jashtëzakonisht keq që e humba atë. Ai është një mik i madh dhe ndan vizionin tim për ta vendosur këtë vend në rrugën e rritjes. Sot, unë i kam kërkuar Jeremy Hunt të bëhet kancelari i ri. Ai është një nga ministrat dhe parlamentarët e qeverisë më me përvojë dhe më të respektuar, dhe ai ndan bindjet dhe ambiciet e mia për vendin tonë. Ai do të japë planin fiskal afatmesëm në fund të këtij muaji. Ai do të shohë mbështetjen që po japim për të ndihmuar familjet dhe bizneset, duke përfshirë edhe garancinë tonë të çmimit të energjisë.

Kjo është duke i mbrojtur njerëzit nga faturat më të larta të energjisë këtë dimër. Dhe ai do të drejtojë misionin tonë për të shkuar drejt rritjes, duke përfshirë përparimin e reformave nga ana e ofertës që i duhen vendit tonë. Ne i detyrohemi brezit të ardhshëm të përmirësojmë performancën tonë ekonomike, të ofrojmë paga më të larta, vende të reja pune dhe shërbime publike më të mira, dhe për të lehtësuar barrën e borxhit. Kam vepruar me vendosmëri sot sepse prioriteti im është sigurimi i stabilitetit ekonomik të vendit tonë si kryeministër," tha Truss.

liz truss kwasi kwarteng jeremy hunt

Sondazh

Poll