Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj: Kurti, Osmani dhe Konjufca ti shkruajnë Bidenit, të arrihet marrëveshja në SHBA

Në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend Haradinaj ka thënë se drejtuesit e shtetit, pvrfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, duhet ti shkruajnë një letër të përbashkët presidentit amerikan dhe t’i kërkojnë takim në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë.

14 Tetor 2022, 13:27 Nga d.a.

Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj: Kurti, Osmani dhe Konjufca ti

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se niveli aktual në të cilin po zhvillohen negociatat me Serbinë nuk do të sjell sukses për Kosovën.

Në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend Haradinaj ka thënë se drejtuesit e shtetit, pvrfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, duhet ti shkruajnë një letër të përbashkët presidentit amerikan dhe t’i kërkojnë takim në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë.

Pse ne ende po shpresojmë që do të arrijmë sukses me këtë nivel të dialogut. E cili është ky nivel, i Lajcakut, i të ngarkuarve, po ende jo i vendimmarrësve. Me u anku në korridore të Kuvendit tonë në njërin nga ata që vjen në Prishtinë, s’fitojmë kurgjë. Kjo punë zgjidhet ndryshe. Presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri një letër të përbashkët presidentit të Amerikës, me i thanë i nderuar president, është afruar normalizimi i plotë me Serbinë, a po na pret në Shtëpinë e Bardhë ta nënshkruajmë marrëveshjen historike, normalizimin e plotë me njohje reciproke, gjithëpërfshirëse e ligjërisht të obligueshme. Çdo rrugë tjetër ka me e lodhë Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj në Kuvend.

ramush haradinaj dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll