Bota

"Po vendosin trupa në Bjellorusi për të sulmuar Ukrainën nga veriu", zyrtari zbulon planin 'sekret' të Putinit

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka njoftuar së fundmi aleancën e forcave të armatosura të vendit të tij me ushtrinë ruse, ndërkohë që lufta në Ukrainë po ahpërsohet. Megjithatë, politikani bjellorus në mërgim thekson se qeveria e Moskës ka hartuar një plan prej muajsh, sipas të cilit Rusia po kërkon të zhvendosë një numër trupash në Bjellorusi, në mënyrë që të mund të sulmojë Ukrainën edhe nga veriu.

14 Tetor 2022, 13:14 Nga d.a.
"Po vendosin trupa në Bjellorusi për të sulmuar
Putin dhe Lukashenko

BJELLORUSI- Pavel Latuska, një politikan opozitar bjellorus, i cili jeton në Varshavë, duke folur për mediat gjermane u shpreh se Rusia po planifikon të vendosë 120 mijë trupa në territorin e Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën nga veriut në pranverë.

Sipas Protothemës, presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka njoftuar së fundmi aleancën e forcave të armatosura të vendit të tij me ushtrinë ruse, ndërkohë që lufta në Ukrainë po ahpërsohet. Megjithatë, politikani bjellorus në mërgim thekson se qeveria e Moskës ka hartuar një plan prej muajsh, sipas të cilit Rusia po kërkon të zhvendosë një numër trupash në Bjellorusi, në mënyrë që të mund të sulmojë Ukrainën edhe nga veriu.

Nga Varshava, ku ai ka jetuar në mërgim vitet e fundit, Latuska shpjegon planin sekret të Putinit dhe Lukashenkos për "RND", një nga grupet më të mëdha gazetareske në Gjermani.

"Presidenti rus Vladimir Putin dhe i forti bjellorus Aleksandër Lukashenko po planifikojnë një pushtim të Ukrainës nga Bjellorusia pranverën e ardhshme. Sipas burimeve tona, rusët duan të dislokojnë deri atëherë 120 mijë ushtarë në Bjellorusi. Sot numri i ushtarëve rusë të vendosur në Bjellorusi është rreth 5000, të ndarë në katër baza ushtarake ruse”, thekson Latuska.

Ish-ministri i Kulturës Pavel Latushka beson se baza e planit ruso-bjellorus është një përpjekje për të krijuar një kërcënim të mundshëm nga Bjellorusia në mënyrë që të detyrojë Ukrainën të lëvizë më shumë trupa në kufirin e saj verior për të parandaluar një sulm të mundshëm. 

"Kjo do ta detyronte Ukrainën të tërheqë forcat e saj nga jugu ose lindja ," nënvizon ai.

Ai u shpreh se Putini po përdor vendin e tij për agresionin e tij dhe Lukashenko është një idiot i dobishëm, duke iu referuar në mënyrë të ashpër liderit të vendit të tij. 

"Si qeni i vogël i Putinit, Lukashenko është plotësisht i varur financiarisht nga Moska, ndaj nuk mund të thotë jo. Në të njëjtën kohë, Lukashenko dëshiron të përpiqet të përmirësojë ushtrinë e vendit të tij, nga 65,000 ushtarë sot në 100,000 ushtarë deri në pranverë . Do të jetë e vështirë për të. Ne jemi një popull paqësor, populli ynë nuk dëshiron të luftojë me ukrainasit. Ne nuk shohim asnjë arsye për të luftuar ukrainasit dhe nuk duam të vdesim për Putinin" vijon Latuska, duke shtuar se bashkëqytetarët e tij nuk duan të luftojnë me ukrainasit.

Në të njëjtën kohë, siç shkruan rrjeti gjerman, NATO deri më tani nuk ka asnjë tregues se Bjellorusia po planifikon të vendosë të ndërhyjë në Ukrainë. Sipas analistëve perëndimorë, Bjellorusia i shërben Rusisë si një zonë rritjeje dhe tërheqjeje.

lufta ukraine-rusi aleksandër lukashenko vladimir putin pavel latuska

Sondazh

Poll