Aktualitet

Vëzhgohej pas masakrës së Fushë-Krujës ku u vra Martinaj, si ra “në rrjetën” e Policisë Fatjon Murati. Një tjetër makinë i shoqëronte

Fatjon Murati u paraqit në komisariatin e Krujës, së bashku me mikun e tij Gentian Reçin për të dhënë deklarime për masakrën e 17 korrikut në mbikalimit të Fushë Krujës.

14 Tetor 2022, 15:32 Nga k.m.
Vëzhgohej pas masakrës së Fushë-Krujës ku u vra
Endrit Dokle dhe Fatjon Murati

TIRANË- Fatjon Murati, i arrestuar nga Policia e Shtetit si një person i implikuar tek dy bazat e armatimeve te zbuluara në periferi të Tiranës, e prej 3 ditësh mbahej në vëzhgim derisa agjentët e krimeve të rënda e ndaluan në zonën e 'Bulevardit' të Kasharit. "OraNews" raporton Murati u paraqit në komisariatin e Krujës, së bashku me mikun e tij Gentian Reçin për të dhënë deklarime për masakrën e 17 korrikut në mbikalimit të Fushë Krujës.

Pasi Murati dhe Reçi ka dhënë deklarimet e tyre në Komisariatin e Krujës, ku u pyetën edhe për masakrën e Fushë Krujës,  është urdhëruar mbajtja e tyre nën vëzhgim. Derisa në mesditën e 8 tetorit, Policia Kriminale raportoi se Fatjon Murati po lëvizte më një person me precedent penal.

Në momentin e ndalimit Murati ndodhej me 26-vjeçarin Reçi, Endrit Doklen dhe gruan e djalin e këtij të fundit. familjarë të tij në këtë makinë që po shikoni në foto. Ka qenë pikërisht ish numri dy i bandës së Durrësit ai që i ka komunikuar agjenteve të policisë se po shkonin te një drekë familjare. 

Ndalimi është bërë rreth orës 16:00, të së shtunës ndërsa krahas makinës së blinduar ku lëvizte Dokle, Murati e Reçi një tjetër automjet i shoqëronte. Por në momentin që Policia është afruar, makina që shoqëronte është larguar, ndërsa të tjerët fillimisht u shqëruan, ndërsa Murati u ndalua. Por Dokle do të merret sërish në pyetje në vazhdën e hetimeve që po ndiqen.

Madje ai u ka komunikuar zyrtarëve të policisë një adresë të saktë banimi ku po qëndron më qëllim që efektivet e Policisë. E ndërkohë që Dokle do të dëshmojë, hetimet për Fatjon Muratin sapo kanë nisur, tani pritet vetëm ekspertiza e armëve të gjetura.

fatjon murati endrit dokle

Sondazh

Poll