Aktualitet

Digjet makina në Unazën e Madhe, bllokohet trafiku

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Unazës së Madhe teksa automjeti ishte në lëvizje.

14 Tetor 2022, 15:22 Nga k.m.
Digjet makina në Unazën e Madhe, bllokohet trafiku
Digjet makina në Tiranë

TIRANË- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Unazës së Madhe teksa automjeti ishte në lëvizje. Deri më tani dyshohet se shkak për shpërthimin e flakëve është bërë një defekt teknik.

Ndërkohë që si pasojë në këtë aks rrugor është krijuar trafik i rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 14.10.2022, në afërsi të nënkalimit të Selitës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin D. S. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

tiranë

Sondazh

Poll