Aktualitet

Denoncoi kreun e policisë së Vaut të Dejës, zbulohet shkresa e zyrtarit të Bashkisë për Ramën

Zhuri ka deklaruar edhe se në lidhje më këto akuza ka informuar të gjitha institucionet, por nuk ka marrë asnjë reagim.

14 Tetor 2022, 15:26 Nga A.B
Denoncoi kreun e policisë së Vaut të Dejës, zbulohet shkresa
Mark Zhuri

SHKODËR- Kjo është shkresa e ish administratorit të njësisë Temal dhe aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Zhurit ndaj kryeministrit Rama, ministrit të brendshëm Bledi Çuçi dhe ish kreut të policisë së Shtetit, Gledis Nano, më datë 2 gusht të këtij viti, për të nisur një hetim ndaj kreut të policisë, Bardhyl Saliut. 

Zhuri ka hedhur akuza ndaj shefit të policisë së komisariatit të Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu për kanabizimin e vendit. Në prononcimin e bërë për mediat Zhuri deklaron edhe se është kërcënuar me jetë nga ky i fundit pas denoncimeve që ka bërë ndaj tij edhe me padi në prokurori në rrethin gjyqësor të Shkodrës.

Zhuri ka deklaruar edhe se në lidhje më këto akuza ka informuar të gjitha institucionet, por nuk ka marrë asnjë reagim.

mark zhuri

Sondazh

Poll