Bota

Prania e KFOR në Kosovë, Stoltenberg: Çështja e targave delikate, mund të rrisë tensionet në veri

Gjatë fjalës së tij Stoltenberg thkesoi se në takim ka pasur njoftime të reja nga disa vende për rritjen e mbështetjes për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe se misioni i tyre mbështet përpjekjet e diplomatëve të Bashkimit Evropian për të arritur përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së.

14 Tetor 2022, 10:46 Nga d.a.
Prania e KFOR në Kosovë, Stoltenberg: Çështja e targave
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha mbrëmë, pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel ka thënë se çështja e targave mund të sjellë tensione të reja të Kosovë.

Gjatë fjalës së tij Stoltenberg thkesoi se në takim ka pasur njoftime të reja nga disa vende për rritjen e mbështetjes për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe se misioni i tyre mbështet përpjekjet e diplomatëve të Bashkimit Evropian për të arritur përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së.

"Ballkani Perëndimor është një rajon në Evropë ku Bashkimi Evropian dhe NATO bashkëpunojnë shumë ngushtë. Ne ndihmuam për t'i dhënë fund dy luftërave brutale, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj në Kosovë. Ne kemi praninë tonë, misionin e KFOR-it në Kosovë. Aleatët janë të përkushtuar të vazhdojnë, të kontribuojnë për forcat”, tha Stoltenberg në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor.

Duke folur për Bosnjën dhe Hercegovinën, ai tha se është një nga vendet që janë në rrugën e anëtarësimit në NATO, të cilin Aleanca e mbështet, por theksoi se ky vendim në fund të fundit do të jetë vendim i Bosnjë-Hercegovinës. Ai shtoi se ky vendim duhet të jetë diçka që dëshiron Bosnja dhe Hercegovina, sepse "NATO respekton vendimet e të gjitha vendeve që zgjedhin rrugën e tyre".

jens stoltenberg nato per kosoven trupat e kfor-it në kosovë dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll